Ndërlidhjet

Ushtria e Pakistanit lufton me talibanët


Ushtria e Pakistanit tha se forcat e saj kanë zhvilluar luftë nëpër rrugët e qytetit Mingora kundër Talibanëve.

Zyrtarët thonë se forcat qeveritare e kanë marrë kontrollin ndaj disa pikave kyçe dhe në tri sheshe.

Më herët, zëdhënësi ushtarak Athar Abbas, ka tërhequr vërejtjen se intensiteti i operacionit ishte “i ngadalshëm por i dhembshëm”, pasi forcat e sigurisë po përpiqen që të mos ketë viktima civile.

Sipas tij, në Mingora, që është kryeqytet i Luginës Swat, kanë mbetur mbi 20 mijë civilë dhe se gjatë luftimeve janë vrarë 17 militantët të dyshuar.

Kombet e Bashkuara thonë se më tepër se 1.7 milion njerëz janë zhvendosur, prej se ushtria e Pakistanit e ka nisur ofensivën në Luginën Swat.
XS
SM
MD
LG