Ndërlidhjet

Anija kozmike Atlantis zbriti në Tokë


Anija kozmike amerikane Atlantis është kthyer e sigurtë në Tokë, pas dy anulimeve të aterimit për shkak të motit të keq.

Atlantis ateroi në bazën ajrore Eduards në Kaliforni pas misionit 13 ditor të punimeve në teleskopin Habëll.

Astronautët instaluan një kamerë të re dhe i rregulluan instrumentet e teleskopit 19 vjet të vjetër, për të cilin shkencëtarët shpresojnë se do të punojë edhe të paktën pesë vjet tjera.
XS
SM
MD
LG