Ndërlidhjet

Netanjahu: Do ndërtojmë në Bregun Perëndimor


Kryeministri Benjamin Netanjahu tha sot se Izraeli do të vazhdojë të ndërtojë shtëpi në vendbanimet ekzistuese në Bregun Perëndimor, përkundër thirrjeve nga Uashingtoni për të ndalur ndërtimin.

Por Netanjahu tha në mbledhjen e kabinetit se ai nuk do të lejojë të krijohen vendbanime të reja.

Më herët, shumica e ministrave të qeverisë i refuzuan thirrjet për t’i hequr vendbanimet, përfshirë dhe ngulimet, të cilat vetë Izraeli i konsideron të paligjshme.
XS
SM
MD
LG