Ndërlidhjet

logo-print

Petraus mirëpret mbylljen e Guantanamos


Kreu i Komandës Qendrore amerikane tha se pret që mbyllja e qendrës së paraburgimit në Guatanamo dhe braktisja e teknikave të ashtuquajtura gjithëpërfshirëse hetimi” do t’i “ndihmojë” përpjekjet e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe në Afganistan, si dhe luftën kundër dhunës transnacionale ekstremiste.

Në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, gjenerali Dejvid Petraus tha se mbyllja e Guatanamos “në një mënyrë të përgjegjshme...i dërgon mesazh të rëndësishëm botës, ashtu si dhe përkushtimi Shteteve të Bashkuara për ta vështruar Konventën e Gjenevës kur bëhet fjalë për trajtimin e të burgosurve”.

Në janar, presidenti amerikan Barak Obama urdhëroi mbylljen e qendrës së paraburgimit në Guantanamo në Kubë brenda një viti.

Po sot, shefi i shtabit të përgjithshëm, admirali Majk Mullen i tha televizionit ABC se ai e mirëpret mbylljen e Guantanamos, dhe se zyrtarët e ushtrisë po punojnë që të përmbushin afatin 12 mujor të Obamës. Mullen megjithate tha se në mesin e të paraburgosurve ka “disa njerëz vërtetë të këqinj”.
XS
SM
MD
LG