Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq: Nuk jemi të kushtëzuar të njohim Kosovën


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka deklaruar se synim strategjik i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian duke shtuar se Beogradi nuk do ta shpejtonte këtë rrugë nëse do të hiqte dorë nga Kosova.
Duke folur për vizitën e nënpresidentit amerikan Xhozef Bajden në Beograd, Tadiq ka vlerësuar se është “shumë e rëndësishme” që qëndrim zyrtar i Shteteve të Bashkuara është se njohja e Kosovës dhe anëtarësimi në NATO nuk janë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Nuk ka kurrfarë kushtëzimi me njohjen e Kosovës ose anëtarësimin në NATO”, ka thënë Tadiq dhe ka shtuar se kërkesa e vetme e Shteteve të Bashkuara është që të zhvillohet “politikë paqësore dhe të mos provokohen konflikte”.
XS
SM
MD
LG