Ndërlidhjet

Ehud Barak në Uashington


Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak javën e ardhshme viziton Uashingtonin për të biseduar me homologun e tij amerikan Robert Gejts për ambiciet bërthamore të Iranit. Barak planifikon që në Uashington të takohet edhe me sekretaren amerikane të shtetit Hilari Klinton, me këshilltarin për siguri nacionale James Johs dhe emisarin për Lindjen e Mesme Xhorgj Miçell.
Vizita e Barakut pason vizitën e kryeministrit Benjamin Netanjahu i cili javën e kaluar u takua me presidentin Obama. Vizita shpalosi mospajtimet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit rreth ardhmërisë së shtetit palestinez.
XS
SM
MD
LG