Ndërlidhjet

Somali: 208 të vrarë, 700 të plagosur


Rreth 208 veta janë vrarë, shumica e të cilëve civilë, nga fillimi i rebelimit të kryengritësve islamikë në Somali, bënë të ditur ministria për çështje humanitare.
“Janë vrarë rreth 208 veta, ndërsa më shumë se 700 janë plagosur...80 për qind e atyre që kanë pësuar janë civil”, thotë ministri Mohamad Ibrahim.
Më 7 maj kryengritësit kanë nisur sulmet kundër regjimit të islamistit të matur, Sharif Sheik Ahmed, në përpjekje për ta përmbysur nga pushteti.
Agjencia Asoshieted Press informon se përgjegjësinë për konfliktet e fundit e ka marrë organizata radikale Al – Shahab.
Nga viti 1991 në Somali zhvillohet luftë civile.
XS
SM
MD
LG