Ndërlidhjet

Karaxhiq kërkon lirim në bazë të "imunitetit"


Ish lideri serb në Bosnjë, Radovan Karaxhiq, sot i ka parashtruar një kërkesë Tribunalit të Hagës, në të cilën thotë se akuzat për krime lufte kundër tij duhet të refuzohen për shkak se atij i ishte premtuar imunitet nga një zyrtar i lartë i SHBA-ve në vitin 1996.

Karaxhiq, që ishte burgosur dhe dërguar në Tribunalin e Hagës në vitin 2008, pasi 11 vite ishte fshehur, tha se ish i dërguari amerikan për Ballkanin, Riçard Holbruk, i kishte ofruar imunitet, me kusht që ai të zhdukej nga jeta publike.

Holbruk disa herë ka mohuar të ketë bërë një marrëveshje me Karaxhiqin, ndërkaq sipas tribunalit, edhe po të ekzistonte një marrëveshje e tillë, ajo nuk do t’i mundësonte ish liderit serb imunitet nga akuzat.

Karaxhiq përballet me dy akuza për gjenocid, për rrethimin e Sarajevës dhe për masakrën në Srebrenicë në vitin 1995, ku u vranë afro 8 mijë myslimanë.
XS
SM
MD
LG