Ndërlidhjet

Rusi: Ford e ndali prodhimin e veturave


Kompania amerikane e automjeteve Ford, ka thënë sot se e ka ndalur prodhimin në uzinën në Rusi deri më 5 qershor, për shkak të situatës së dobët ekonomike.

Zëdhënësja e kompanisë, Yekaterina Kulinenko, tha se Fordi e ka pezulluar prodhimin “për shkak të situatës në treg dhe parashikimeve për rënie të shitjes në industrinë e automobilave".

Punëtorët në këtë uzinë, në afërsi të Shën Petersburgut, gjatë kësaj kohe, do të marrin një të tretën e pagës së tyre të rregullt.
XS
SM
MD
LG