Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja mund t’i heqë vizat për Maqedoninë


Bashkimi Evropian së shpejti mund t’i heqë vizat për Maqedoninë, ndërsa vendet e tjera në rajon ende nuk i kanë arritur kushtet, konstatohet në një raport të Komisionit Evropian.

Siç raporton AFP-ja, në këtë raport, të publikuar në faqen e internetit të Iniciativës Evropiane të Stabilitetit, thuhet se vetëm Maqedonia i ka plotësuar kriteret për siguri të dokumentit, imigracion ilegal, rendin publik, raportet e jashtme dhe të drejtat themelore.

Prej vitit 2005, Maqedonia e ka statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, por ende nuk i është caktuar data e fillimit të bisedimeve për pranim.

Sipas raportit, për Kosovën nuk janë bërë vlerësime, ndërsa për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën mendohet se janë në “rrugë të mirë”, por “ende nuk i kanë plotësuar tërësisht standardet”.

Për Serbinë vlerësohet se e ka plotësuar “pjesën më të madhe të standardeve”, por ende ka vërejtje lidhur me bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës.

Sipas AFP-së, Komisioni Evropian ka refuzuar t’i konfirmoj informacionet në raport, por ka thënë se libealizimi i vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, së shpejti, do të diskutohet me të gjitha vendet në rajon.
XS
SM
MD
LG