Ndërlidhjet

Irak: Dorëheqje e ministrit për korrupsion


Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, sot e ka pranuar dorëheqjen e ministrit të tregtisë, Abdul Falah al-Sudany, për shkak të akuzave për korrupsion.

Dorëheqja e Al Sudanit ndodhi pasi një komision për korrupsion i parlamentit akuzoi dy vëllëzërit e ministrit për marrjen e milionave dollarëve ryshfet në importe.

Njëri nga vëllëzërit tanimë është arrestuar.

Para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, kryeministri Al-Maliki gjendet nën presion të madh për ndalimin e korrupsionit të shumëpërhapur.
XS
SM
MD
LG