Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev tërheqë vërejtjen për krizën ekonomike


Presidenti rus, Dimitri Medvedev, sot ka tërhequr vërejtjen se ekonomia ruse do të ketë zhvillim më të dobët se sa që ishte pritur këtë vit dhe bëri thirrje për “masa të rrepta” për të ndalur shpenzimet.

Duke e përshkruar strategjinë për buxhet për vitet e ardhshme, Medvedev u tha zyrtarëve të lartë se deficiti buxhetor për këtë vit do të jetë së paku 7 për qind e GDP-së dhe shtoi se kufizimet financiare do të kërkojnë kontroll rigoroz mbi shpenzimet, në të gjitha nivelet e qeverisë.

Ndërkohë, zëvendës kryeministri, Alexander Zhukov, tha se papunësia në Rusi është 10,5 %, përkatësisht 7,7 milionë njerëz janë të papunë, që është niveli më i lartë në disa vite.
XS
SM
MD
LG