Ndërlidhjet

Sejdiu e përshëndeti rezolutën e OKI-së


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, mbrëmë e ka përshëndetur rezolutën e miratuar në mbledhjen ministrore të Organizatës së Konferencës Islamike në Damask të Sirisë, duke vlerësuar se në rezolutë pranohet pavarësia e Kosovës, ka njoftuar presidenca.

“Miratimi i rezolutës për pranimin e pavarësisë së Kosovës, nga ana e Organizatës së Konferencës Islamike, është një akt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë dhe rajonit”, tha Fatmir Sejdiu.

Sipas tij, me këtë rezolutë “është shprehur mbështetje për paqë, siguri dhe stabilitet” në rajon dhe më gjërë.
XS
SM
MD
LG