Ndërlidhjet

Beograd: Rezoluta e OKI-së – sukses i Serbisë


Organizata e Konferencës Islamike e ka miratuar rezolutën, e cila nuk përmbanë thirrje për njohje të pavarësisë së Kosovës, e as për mbështetje të pavarësisë, ka deklaruar drejtori politik i Ministrisë së jashtme të Serbisë, Borisllav Stefanoviq.

Ai tha se rezoluta përmbanë “ndryshime në amandamente”, në të cilat ka insistuar Serbia, nëpërmjet të vendeve mike në kuadër të kësaj organizate dhe në këtë mënyrë, sipas tij, është penguar vala e re e njohjes së Kosovës.

“Në rezolutë nuk qëndron kurrfarë thirrje për pavarësinë e Kosovës dhe as mbështetje për këtë pavarësi”, u tha ai mbrëmë gazetarëve në Beograd dhe shtoi se “Serbia është përgatitur mirë dhe duket se ka arritur ta ndalë edhe një përpjekje serioze për shkeljen e integritetit territorial të Serbisë”.
XS
SM
MD
LG