Ndërlidhjet

logo-print

Optimizmi kundër fushatës talebane

  • RFE /RL

Gjenerali David Petraeus

Gjenerali David Petraeus

Kreu i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, gjenerali David Petraeus, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mbyllja e pritur e burgut në Guntanamo Bay dhe braktisja e të ashtuquajturave teknika të avancuara të të marrit në pyetje do të “ndihmonin” përpjekjet e Shteteve të Bashkuara në Irak dhe Afganistan, si dhe luftën kundër dhunës ekstremiste.

Në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, Petraeus gjithashtu flet për strategjitë e SHBA-ve në Afganistan, si dhe nevojën për sa më pak viktima në civilë.

Petraeus tha se mbyllja e Guntanamos “në mënyrë të përgjegjshme, i dërgon një mesazh të rëndësishëm botës, siç bën dhe përkushtimi i SHBA-ve për të mbikëqyrur Konventën e Gjenevës në rastin e trajtimit të të burgosurve”.

Ndërkaq, presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, në janar, kishte urdhëruar mbylljen e qendrës së burgut në Guantanamo brenda një viti. Presidenti amerikan, javën e kaluar, tha se përdorimi i ndërtesës famëkeqe ka “dobësuar sigurinë kombëtare amerikane”.

Mbyllja e Gunatanamos ka nxitur diskutime, përfshirë dhe pyetjet se si do të persekutohen dhe ku do të burgosen disa nga afro 240 të burgosurit e mbetur.

Petraeus, ish-komandant i forcave shumëkombëshe në Irak, gjithashtu ka folur për praktikat e burgosjes nga ana e ushtarëve amerikanë, ku tashmë dhuna e dokumentuar në Abu Ghraib, ka treguar një kthim prapa në përpjekjet e SHBA-ve për luftë.

Disa ushtarë amerikanë janë persekutuar për veprimet e tyre në Irak, por mbetet në pikëpyetje roli i civilëve dhe i komunitetit të inteligjencës në trajtimin e të burgosurve.

Në Afganistan, ku Obama ka urdhëruar rritjen e numrit të trupave dhe marrjen e masave më të gjera për të ndihmuar stabilizimin e rajonit, Petraeus theksoi nevojën e ndalimit të financimit të militantëve ekstremistë dhe tha se Qeveria afgane duhet “të bëjë një punë më të mirë për të arritur mbështetjen e njerëzve të vet, që të shihen si legjitimë dhe në shërbim të tyre”.

Por, ai theksoi se sulmet ajrore që vrasin civilët e pafajshëm afganë, paraqesin një “problem”, duke shtuar se “është shumë, shumë e vështirë në disa raste, sepse talibanët janë parë të kenë përdorur civilët si mbrojtje ose së paku për të provokuar sulme në zonat e populluara me civilë”.

Vendorët pretendonin se afro 150 joluftarakë kanë vdekur në dy incidentet e fundit në provincat Farah dhe Helmand, edhe pse burimet e SHBA-ve dhe të NATO-s deklaruan për një numër më të vogël.

“Nuk do të flasim për numrat”, ka thënë Petraeus për Radion Evropa e Lirë. “Ajo që ne duhet të bëjmë, është të gjejmë zgjidhje se si të ecim përpara dhe si t’i evitojmë rastet e tilla dhe t’i mbajmë ato në një minimum absolut në të ardhmen”.

XS
SM
MD
LG