Ndërlidhjet

KS: Dënohet prova atomike e Koresë Veriore


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht e ka dënuar provën atomike të Koresë Veriore, duke theksuar se kjo provë paraqet shkelje të qartë të rezolutave të mëprashme të Këshillit të Sigurimit.

Në deklaratë, Këshilli ka thënë se menjëherë do ta filloj punën në një rezolutë të re, juridikisht të obligueshme, në të cilën do të shqyrtohen shkeljet e Koresë Veriore.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Susan Rice, tha se testi i Koresë Veriore, është “shkelje madhore e së drejtës ndërkombëtare” .

- Ajo që dëgjuam sot ishte dënim i shpejtë dhe i qartë dhe kundërshtim ndaj asj që ndodhi. Takimi ishte i shpejtë dhe çdokush foli dhe esencialisht secili kishte qëndrim të njejtë. Tash ne jemi të vendosur të punojmë në rezolutë. Besojmë se do të jetë një rezolutë e fortë, me përmbajtje përkatëse të fortë, tha Susan Rice.

Ambasadori rus, Vitaly Churkin, tha se testi bërthamor ishte “shumë serioz” dhe duhet të ketë përgjegjje të fuqishme të OKB-së.
XS
SM
MD
LG