Ndërlidhjet

Kabul: Janë vrarë tre ushtarë të NATO-s


Forcat e NATO-s thanë se tre pjesëtarë të saj janë vrarë nga një shpërthim i bombës në pjesën lindore të Afganistanit.

Zëdhënësi Christopher Hall, tha se makina e tyre ushtarake sot ishte goditur nga shpërthimi jashtë qytetit Kapisa.

Zyrtarë lokalë në Kapisa thanë se një sulmues vetëvrasës ishte përplasur në makinë, duke shkaktuar shpërthim. Sipas tyre, me këtë rast është vrarë edhe një civil afgan.
XS
SM
MD
LG