Ndërlidhjet

logo-print

Mianmar: Liderja e opozitës mohon akuzat


Liderja e opozitës në Mianmar, Aung San Suu Kyi, i tha gjykatës se nuk ka shkelur kushtet e arrestit të saj shtëpiak kur një burrë i paftuar amerikan kishte ardhur në shtëpinë e saj.

Ajo dëshmoi sot për herë të parë para gjykatës prej se autoritetet ushtarake në Mianmar e akuzuan në fillim të majit.

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe përballet me mundësinë e burgimit prej 5 vjetësh. Akuzat kundër saj vlerësohen si një pretekst i regjimit ushtarak për ta mbajtur atë në arrest deri pas zgjedhjeve që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm.

Gjatë 19 viteve të fundit, Suu Kyi ka kaluar 13 vite në arrest shtëpiak.
XS
SM
MD
LG