Ndërlidhjet

Gjeorgji: Pavarësia po shënohet me protesta


Mijëra protestues të opozitës, të mbledhur në një stadion futbolli në kryeqytetin e Gjeorgjisë, kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit, Mikhail Sakashvili.

Njoftohet se pothuaj i tërë stadiumi, i cili zë rreth 60 mijë persona, është mbushur me protestues. Tubimi i sotëm mbahet në ditën e pavarësisë së Gjeorgjisë nga Bashkimi Sovjetik më 1991.

Për të shmangur konfrontimet me protestuesit autoritetet e anuluan parakalimin e zakonshëm ushtarak.

Partitë opozitare kanë organizuar tubime të përditshme në Tbilisi në javët e fundit duke kërkuar dorëheqjen e Sakashvilit, të cilin e akuzojnë se ka shfrytëzuar luftën e vitit të kaluar me Rusinë për t'u bërë më autoritar.
XS
SM
MD
LG