Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Vriten 3 amerikanë


Ushtria amerikane bëri sot të ditur se tre amerikanë janë vrarë nga shpërthimi i një bombe rruge që goditi karvanin i cili po barte ushtarë, punëtorë të qeverisë dhe kontraktorë në perëndim të Bagdadit.

Në deklaratë thuhet se një ushtar, një zyrtar i Departamentit të Shtetit dhe një civil që ka punuar në Departamentin e Mbrojtjes janë vrarë në shpërthimin në Faluxhah i cili ka ndodhur të hënën.

Deklarata e sotme thotë se dy persona të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG