Ndërlidhjet

SHBA: Masa të ashpra kundër Koresë së Veriut


Koreja e Veriut do ta “paguajë çmimin” nëse vazhdon me testimet raketore dhe bërthamore, ka deklaruar ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Suzan Rajs.

“Qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare është se kjo është e papranueshme”, tha Rajs.

Komenti i ashpër nga Shtetet e Bashkuara erdhi një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së njëzërit e dënoi Korenë Veriore për provën bërthamore.

Fuqitë e mëdha kanë paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Phenianit, ndërsa presidenti amerikan Barak Obama u ka premtuar mbrojtje fqinjëve të Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG