Ndërlidhjet

Korea Veriore kreu test tjetër raketor


Korea e Veriut raportohet se ka kryer edhe një test tjetër raketor.

Ky është lansimi i raketës së tretë që nga e hëna kur Pheniani kreu një provë bërthamore nëntokësore.

Ndërkohë, një gazetë jugkoreane raportoi se Korea Veriore e ka rifilluar punën në uzinën bërthamore për përfitimin e plutoniumit, i cili përdoret për bombë.

Raportet e pakonfirmuara vijnë në kohën kur Këshilli i Sigurimit po diskuton se çfarë masash të ndërmarrë kundër Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG