Ndërlidhjet

Pakistan: Rreth 30 të vdekur, 300 të plagosur


Policia tha se shpërthimi në qytetin lindor pakistanez Lahore ka shkaktuar vdekjen e rreth 30 njerëzve dhe plagosjen e mbi 300 të tjerëve.

Shpërthimi i fuqishëm shkatërroi një ndërtesë ku ndodhej stacioni i policisë dhe zyra tjera qeveritare.

Zyrtarët e policisë thanë se sulmuesi vetëvrasës e hodhi automjetin në erë në çastin kur u përpoq që me makinë ta kalojë barierën para selisë së policisë.
Pas shpërthimit janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG