Ndërlidhjet

MRG: Nuk ka vullnet për integrimin e pakicave joserbe në Kosovë


Mungesa e vullnetit të udhëheqësve politik në Kosovë për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve ka shtyrë shumë boshnjakë, turqë, romë dhe minoritete të tjera joserbe të zhvendosen nga Kosova, thuhet në një raport të Grupit Ndërkombëtar për të Drejtat e Minoriteteve (MRG), transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Ka një mungesë të vullnetit politik dhe të investimeve substanciale në zbatimin efektiv të të drejtave të minoriteteve”, theksohet ndër të tjera, në raport.

Qeveria e Kosovës, ndërkaq, tha se raporti nuk përmban fakte të sakta dhe se të drejtat e pakicave janë të garantuara me Kushtetutë.

"Ekziston ende një ngurim në radhët e komunitetit serb në Kosovë për t'u integruar plotësisht në shoqërinë kosovare", tha zëdhënësi i ekzekutivit kosovar, Memli Krasniqi.

“Por, e njejta nuk vlen për komunitetet tjera joshqiptare, të cilat janë të integruara në jetën shoqërore dhe përfaqësohen në qeveri, parlament dhe institucione të tjera të Republikës së Kosovës”;theksoi ai.
XS
SM
MD
LG