Ndërlidhjet

Trusti tërheq 11.8 milionë euro


Shuma e mjeteve të kursimeve pensionale, që pritet të kthehet në Kosovë, është 11.8 milionë euro. Kjo shumë fillimisht ishte 12 milionë euro, por si pasojë e krizës ekonomike globale, ka shënuar rënie. Këto janë mjetet e para që bordi i merr për zbutjen e efekteve që kriza financiare i ka në mjetet e trustit.

Gjatë një konference për media, kryetari i Bordit të Trustit, Besim Beqaj, theksoi se në dy muajt e fundit ka pasur zhvillime pozitive dhe kthim më të lartë të investimeve për muaj, prejse investohet fondi i kursimeve pensionale (2.2 për qind në mars dhe 4.7 për qind për prill).

“Kemi marrë një vendim për kthim të një sasie të mjeteve. Mjetet që do të kthehen janë nga FX Concepets dhe Auriel. Është tregu i këmbimit devizor. Është treg spekulativ dhe kemi menduar që në këtë drejtim nuk duhet të hyjmë dhe rrezikojmë. Pastaj, do të shihet mundësia e investimit të tyre në Kosovë”, tha zoti Beqaj.

Ndërkaq, anëtarja e bordit, Angjella Berns, tha se bordi i ri ka vendosur që të mos vazhdohet plasimi i investimeve në tregjet e aksioneve. Sipas saj, bordi është i fokusuar në plasimin e keshit, i cili është akumuluar në llogarinë e Bankës Qendrore.

“Jemi duke vlerësuar opsionet e investimeve se në çfarë lloj klase apo tipash të aseteve do të bëhen këto investime”, tha zonja Berns.

Ajo konfirmon se janë duke menduar që këto mjete t’i plasojnë brenda limiteve edhe në bankat lokale të Kosovës.

Ndërkohë, bordi i ri ka vendosur që personave, të cilët janë pensionuar dhe të cilët kanë tërhequr kursimet e veta nga trusti në shumë më të vogël sesa që kanë kontribuar, t’ua kompensojë ndryshimin në mes të shumës së paguar dhe asaj të kontribuar.

Kryetari i bordit, zoti Beqaj, thotë se kjo nënkupton që këta persona do t’i marrin nga trusti të gjitha kontributet që i kanë paguar gjatë viteve, përkundër rënies në vlerë të llogarive të tyre si shkak i krizës financiare.
Mjetet, të cilat do të rikuperohen, janë mjetet e shpenzimeve operacionale dhe nuk atakohet askush nga kontribuuesit...

Mjetet, të cilat do të rikuperohen, janë mjetet e shpenzimeve operacionale dhe nuk atakohet askush nga kontribuuesit. Kemi një akumulim nga taksa menaxhuese, e cila është 0.9 për qind dhe faktikisht nga ato mjete do të bëhet kompensimi. Kemi një tendencë të rënies së shpenzimeve operacionale brenda trustit”, deklaroi zoti Beqaj

Ai theksoi se bordi ka kërkuar nga personeli operativ që të fillojë procedurën e lajmërimit të përfitueseve nga ky vendim dhe të fillojë me pagesën e kompensimit. Megjithatë, se sa do të jetë vlera e kompensimeve, sipas zotit Beqaj, ende nuk dihet, pasi që, siç thekson ai, duhet të bëhet një analizë më e thellë.

Ndryshe, në mungesë të bordit prej muajit shtator 2008, trusti nuk ka plasuar investime të reja. Gjatë kësaj kohe, në llogarinë e përkohshme të trustit në Bankën Qendrore të Kosovës janë grumbulluar mbi 60 milionë euro, të cilat janë kontribute të qytetarëve të Kosovës dhe për të cilat bordi ka rivendosur që të rihapë tenderin, për të parë se sa ka mundësi që këto mjete të investohen në sistemin bankar të Kosovës.
XS
SM
MD
LG