Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Policia mori në pyetje ministrin e jashtëm


Policia izraelite ka marrë në pyetje, për të pestën herë me radhë, ministrin e jashtëm të Izraelit, rreth akuzave për korrupsion.

Një zëdhënës i policisë tha se ministri, Avigdor Lieberman, u intervistua për më shumë se pesë orë nga oficerë të skuadrës kombëtare për mashtrime.

Intervistimi në polici hyn në kuadër të hetimeve shumëvjeçare mbi marrëdhëniet e biznesit të Liebermanit. Zëdhënësi i policisë, Miki Rosenfeld, tha se hetimet përfshijnë dyshimet për marrjen e mitos, shkeljen e besimit dhe dyshime të tjera për korrupsion.

Lieberman, i cili mori postin e ministrit në muajin mars, ka mohuar këto akuza.
XS
SM
MD
LG