Ndërlidhjet

Sejdiu anulon vizitën në Maqedoni


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka anuluar vizitën në TRepublikën e Maqedonisë, të planifikuar për datën 28 maj.

Në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i presidentit thuhet se vendimi për të anuluar vizitën në Maqedoni ka pasuar vendimin e palës maqedonase për ta ndryshuar karakterin e vizitës.

"Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, si dhe institucionet e Republikës së Kosovës, mbeten të përkushtuara për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e veçmas me fqinjët, duke u dhënë këtyre marrëdhënieve peshën dhe vlerën serioze që e meritojnë", thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG