Ndërlidhjet

Sarkozi: Tadiq të punojë me Kosovën


Presidenti francez, Nikollas Sarkozi, i ka thënë presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, se ai duhet të punojë me Kosovën dhe të ndihmojë në zënien e të akuzuarve serbë për krime të luftës, të cilët ende janë në arrati.

Siç raporton mëtutje AP nga Parisi, presidenti Sarkozi ka propozuar një partneritet strategjik ndërmjet dy vendeve dhe ka përsëritur mbështetjen e Francës për synimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG