Ndërlidhjet

Tbilisi: Rusia e shantazhon Ban Ki-munin


Gjeorgjia e ka akuzuar Rusinë se ka bërë presion ndaj sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun.

Ambasadori i Gjeorgjisë në OKB, Aleksander Lomaia, tha se zoti Ban ishte “shantazhuar” nga Rusia për të bërë ndryshime në raportin e tij të fundit për gjendjen në këtë vend.

Rusia i ka hedhur poshtë vlerësimet e zotit Lomaia.

Në raportet e kaluara, për rajonet separatiste Osetia Jugore dhe Abhazia, është përdorë referenca se janë pjesë e Gjeorgjisë.

Por, në raportin e fundit të 18 majit, kjo referencë mungon.
XS
SM
MD
LG