Ndërlidhjet

Xhons: Vlerësimi për Afganistanin - pas një viti


Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejms Xhons, tha se është shumë herët të jepen vlerësime se a po funksionon strategjia e presidentit Obama për Afganistanin dhe Pakistanin.

Sipas tij, kjo do të jetë më e qartë brenda një viti.

Zoti Xhons tha se është i inkurajuar me përpjekjet e ushtrisë së Pakistanit për t’i luftuar militantët talibanë në Luginën Swat dhe pranimi i këtij aksioni nga ana e opinionit pakistanez.
XS
SM
MD
LG