Ndërlidhjet

Reagimet ndaj barsoletës së Khatamit


Studentët protestojnë ndaj barsoletës së Khatamit...
Studentët protestojnë ndaj barsoletës së Khatamit...
Një video, e cila paraqet ish-presidentin e Iranit, Muhamed Khatami, duke treguar një barsoletë për komunitetin azerbajxhanas në Iran, është bërë shkak i disa protestave nga azerbajxhanasit iranianë, që kanë përfshirë disa qytete, Teheranin, Orumjehin e Tabrizin.

Protestuesit thanë se Khatami duhet të kërkojë falje publike, madje disa kërkonin që ai edhe të shkarkohej.

Nuk është e qartë se kur është bërë ai incizim, por duket të jetë nga një takim privat. Video, e cila është e kualitetit jo të mirë, tregon Khatamin të ulur në një dhomë me disa të tjerë, përfshirë disa klerikë, duke treguar barsoleta.

Barsoletat për azerbajxhanasit në Iran thuhet se fokusojnë idenë se azerbajxhanasit janë të ngathtë. Por, ajo që është interesante, është koha e paraqitjes së videos dhe motivet e mundshme për publikimin e saj.

Kreu i Asociacionit të Avokatëve azerbajxhanas në Tabriz, Hysein Farhudinia, i ka thënë Radio Fardas se postimi i kësaj videoje “është një hap i paramenduar në prag të zgjedhjeve të 12 qershorit”.

Ai po ashtu ka thënë se tregimi i barsoletave është traditë tek iranianët dhe se ata që tregojnë barsoleta, në përgjithësi, nuk do të thotë se tregojnë mungesë respekti apo i fyejnë të tjerët.

Muhamed Ali Abtahi, i cili ka shërbyer si një nga nënpresidentët e Khatamit, ka dhënë një shpjegim të ngjashëm për një ueb-faqe azerbajxhanase. Ai ka thënë se videoja është “provokim parazgjedhor nga forcat në pushtet”.

Khatami, i cili ka tërhequr kandidaturën e tij presidenciale, tani është mbështetës i ish-kryeministrit Mir Hysein Musavi, i cili shihet të jetë sfiduesi kryesor i presidentit Mahmud Ahmadinexhad në zgjedhjet presidenciale.

Musavi është nga minoriteti azerbajxhanas dhe ai pritet të mbledhë një pjesë të mirë të votave nga vetë azerbajxhanasit. Ky minoritet përbën 25 për qind të popullsisë së vendit.

Sipas ish-nënpresidentit Abtahi, “me këtë video, konservatorët po tentojnë t’i bëjnë azerbajxhanasit të heqin dorë nga kandidati i tyre”. Ai ka shtuar se edhe Khatami, edhe Musavi kanë shumë respekt për azerbajxhanasit.
---
Pamje nga protestat:

Azeri Protests In Iran
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:25 0:00
XS
SM
MD
LG