Ndërlidhjet

logo-print

SHBA e përkushtuar për sundimin e ligjit në Kosovë


Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të ndihmojë Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit, tha ambasadorja e SHBA-ve në Prishtinë, Tina Kajdanov, gjatë një ceremonie ku ambasada amerikane i dhuroi ministrisë së drejtësisë dhe asaj të punëve të brendshme të Kosovës pajisje me vlerë prej 430.000 dollarësh.

“Siç e ka bërë të qartë dhe zëvendespresidenti Bajden gjatë javës së kaluar, ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë Kosovën në forcimin e institucioneve të cilat janë esenciale për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive për të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksoi Kajdanov duke premtuar mbështetje shtesë në pajisje për institucionet kosovare në vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG