Ndërlidhjet

Ahmeti: BDI nuk braktisë koalicionin


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) mbetet pjesë e koalicionit qeveritar, ka deklaruar në Kuvendin e Maqedonisë, Ali Ahmeti, lider i kësaj partie.

Ai ka thënë se “as presidenti Sejdiu dhe as institucionet e Kosovës nuk do të ishin të interesuara që BDI-ja të lëshoj qeverinë, sepse kjo nuk do të ishte në interes të zhvillimeve në rajon”.

Ali Ahmeti, me këtë rast, ka shfaqur keqardhje për shkak të anulimit të vizitës së presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, në Maqedoni, por ka shprehur bindjen se dy shtetet së shpejti do të vendosin marrëdhënie diplomatike.
XS
SM
MD
LG