Ndërlidhjet

logo-print

Uashington: Obama u takua me Abasin


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se Izraeli duhet t’i ndalë ndërtimet e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, si pjesë e marrëveshjes më të gjërë drejt paqes në Lindjen e Mesme.

Mëtutje ai tha se palestinezët, poashtu, duhet ta bëjnë punën e tyre duke realizuar siguri në Bregun Perëndimor.

Takimi i presidentit Obama me presidentin e Autoritetet palestinez, u bë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Takimi u bë në ditën kur Izraeli e refuzoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për ndaljen e të gjitha ndërtimeve të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG