Ndërlidhjet

Tiranë: Zgjedhjet – test për integrim në BE


Zgjedhjet e 28 qershorit janë “veçanërisht të rëndësishme për demokracinë në Shqipëri dhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian”, vlerësoi përfaqësuesi i misionit të OSBE-së, Robert Bosh.

Ai mëtutje theksoi se “është me rëndësi për zgjedhje, që të jenë korrekte, të lira dhe të respektohen normat ndërkombëtare”.

Dje në Shqipëri, zyrtarisht ka filluar fushata për zgjedhjet e përgjithshme më 28 qershor.

Në hapje të fushatës së Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha, tha se “zgjedhja jonë është drejt demokracisë evropiane”.

Rivali i tij kryesor, lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, u tha mbështetësve të tij se votuesit, më 28 qershor, “do të zgjedhin ndërmjet së kaluarës dhe ardhmërisë evropiane”.

Në këto zgjedhje për Kuvendin e Shqipërisë, afro 3.1 milionë votues, do të zgjedhin 140 deputetë nga më se 4 mijë kandidatë, që përfaqësojnë 39 parti politike dhe koalicione.

OSBE-ja më herët ka thënë se këto zgjedhje do të vëzhgohen nga 400 monitorues ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG