Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 28 militantë


Ushtria pakistaneze tha se ka pastruar një tjetër bastion të militantëve talibanë duke vrarë 28 militantë gjatë 24 orëve të fundit në veriperëndim të zonës Suat.

Në deklaratën e ushtrisë nuk jepen detaje tjera. Informatat nuk kanë mundur të konfirmohen, sepse zona ështe deklaruar si zonë e mbyllur ushtarake.

Ushtria thotë se më shumë se 1200 militantë janë vrarë gjatë këtij konflikti, por nuk ka të dhëna mbi gjendjen e civilëve gjatë ofensivës disa mujore.

Rreth 2.4 milion njerëz janë zhvendosur për shkak të luftimeve ndërmjet forcave ushtarake dhe talibanëve.
XS
SM
MD
LG