Ndërlidhjet

Në raportin e fundit të Organizatës për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International, janë ngritur disa shqetësime në Kosovë në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut, proceseve gjyqësore, diskriminimit, refugjatëve dhe të të zhvendosurve, si dhe dhunës në familje.

* * * * * * * * * *

Përgjegjësia – komuniteti ndërkombëtar

Vazhdon mungesa e përgjegjësisë për shkeljet e të drejtave të njeriut në të kaluarën nga personeli i UNMIK-ut kundër qytetarëve të Kosovës. Në tetor, BE-ja u pajtua që qytetarët amerikanë, të cilët marrin pjesë në misionin e EULEX-it nuk do të japin përgjegjësi para BE-së, për çfarëdo shkeljeje të të drejtave njerëzore që mund t’i bëjnë.

Gjashtëdhjetë e dy raste janë në pritje në Panelin Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut (HRAP) që prej paraqitjes së tyre në mars të vitit 2006.

Në qershor, HRAP e ka deklaruar të lejueshme ankesën e paraqitur nga familjet e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, të vrarë nga policë të paidentifikuar rumunë të UNMIK-ut, gjatë një proteste në shkurt të vitit 2007, edhe pse Përfaqësuesi i Posaçëm i OKB-së e ka sfiduar këtë lejueshmëri. HRAP e ka dhënë vendimin e parë në nëntor, duke gjetur se policia e UNMIK-ut ka dështuar të hetojë vrasjen e Remzije Canhasit më 2000.

Në nëntor, Muhamed Biçi është shpërblyer me £2.4 milionë, si kompensim nga Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe, pas procedurave civile më 2004, gjatë të cilave është marrë vendim se trupat britanike e kanë lënduar atë qëllimisht dhe pa ndonjë arsye më 1999.

Në analizat e tyre përfundimtare në nëntor, mbi raportin e UNMIK-ut për zbatimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore në Kosovë, komiteti vëzhgues (CESCR) ka rekomanduar që UNMIK-u të përfshijë në traktat edhe ligjin ndërkombëtar të aplikueshëm në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të emërojë Ombudspersonin; mandati i Ombudspersonit ndërkombëtar ka skaduar më 2005.

* * * * * * * * * *

Gjykimet e padrejta

Në shkurt, UNMIK-u ka pezulluar procedurat gjyqësore kundër Albin Kurtit, liderit të OJQ-së Vetëvendosje, i cili qe ngarkuar me organizimin dhe pjesëmarrjen në protestën e shkurtit të vitit 2007.

Organizata ka vlerësuar se prokuroria dukej të ketë qenë e politizuar dhe procedurat përpara një paneli gjykatësish ndërkombëtarë kanë dëshmuar mungesën e pavarësisë së gjyqësorit. Gjashtë avokatë kanë refuzuar ta përfaqësojnë Albin Kurtin, i cili ka kërkuar të drejtën për t’u mbrojtur vetë.

* * * * * * * * * *

Shmangia nga përgjegjësia – krimet e luftës


Prokurorët dhe gjyqtarët e mbetur ndërkombëtarë të UNMIK-ut kanë bërë përparime të ngadalshme në adresimin e rreth 1,560 rasteve të mbledhura të krimeve të luftës.

Në gusht, UNMIK-u ka thënë se procedurat janë hapur në shtatë raste, vetëm një nga të cilat nuk ishte rast i apelit apo rigjykim. Sipas UNMIK-ut, prokurorët ndërkombëtarë thuhet se kanë udhëhequr hetimet në 47 raste. Masat për mbrojtjen e dëshmitarëve vazhdojnë të jenë shqetësuese.
Marko Simonoviq është akuzuar së bashku me tre të tjerë në tetor për vrasjen e katër shqiptarëve në Prishtinë, në qershor të vitit 1999.

Në nëntor, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka raportuar se Departamenti i Drejtësisë, ka përcaktuar udhëzimet për të mundësuar qasjen e prokurorëve të EULEX-it në dosjet kriminale. Ata thuhet se janë ankuar në vazhdimësi se dosjet për krimet e luftës nuk ishin të hapura.

Shmangia nga përgjegjësia vazhdon për shumicën e rasteve të zhdukjes së dhunshme dhe rrëmbimeve. Hetimet janë hapur në gjashtë raste të raportuara tek policia e UNMIK-ut nga Amensti Interneshënëll.

Rreth 1,918 njerëz vazhdojnë të jenë të zhdukur, përfshirë këtu shqiptarë, serbët dhe pjesëtarë të pakicave tjera. Zyra për Personat e Pagjetur dhe Forenzikë kanë realizuar 73 zhvarrime dhe kanë gjetur 53 pjesë të mbetjeve mortore. Rreth 437 trupa të zhvarrosur mbeten të paidentifikuar.

* * * * * * * * * *

Dhuna ndëretnike


Edhe pse intenziteti dhe frekuenca e dhunës ndëretnike ka rënë pas marsit, keqtrajtimi dhe abuzimi i nivelit të ulët të pakicave vazhdon. Në tetor, të shtëna armësh janë drejtuar kundër gjashtë serbëve të zhvendosur të Kosovës, të cilët vizitonin shtëpitë e tyre në Dvoran të komunës së Suharekës; një shqiptar nga Kosova më vonë është arrestuar.

Në nëntor, Ali Kadriu, një shqiptar i zhvendosur, është rrahur nga policia e UNMIK-ut ndërkohë që po përpiqej të kthehej për të rindërtuar shtëpinë e tij në Suhadoll të Mitrovicës; më parë ai kishte qenë i kërcënuar nga pjesëtarë të komunitetit serb. Dyqanet e shqiptarëve janë djegur pas një sulmi të disa shqiptarëve më 19 dhjetor kundër një patrulle etnikisht të përzier të Shërbimit Policor të Kosovës dhe pas therrjes me thikë të një të riu serb 16 vjeç më 30 dhjetor.

Shmangia nga përgjegjësia për dhunën ndëretnike në të kaluarën vazhdon. Në korrik, OSBE ka raportuar se vetëm 400 raste nga prokuroria janë sjellë nga gjithsejt 1400 rastet e raportuara në polici pas dhunës etnike të marsit të vitit 2004, gjatë së cilës 19 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 900 janë lënduar.

Gjykimet janë vonuar kur dëshmitarët, përfshirë edhe pjesëtarët e policisë, kanë dështuar të vijnë në gjykatë ose kanë ofruar deklarata kundërthënëse; dënimet e dhëna kanë qenë jokonsistente me peshën e veprave penale që janë kryer.

Në qershor, Florim Ejupi, është dënuar për sulmin me bombë mbi një autobus të Nish Expressit, afër Podujevës, në shkurt të vitit 2001, gjatë të cilit 11 serbë qenë vrarë dhe 22 të tjerë të lënduar rëndë. Ai është dënuar me 40 vjetë heqje lirie për vrasje, tentim vrasje, terrorizëm, shkaktim të rrezikut të përrgjithshëm, diskriminim racor dhe posedim të paligjshëm të materialit shpërthyes.

Nuk është arritur asnjë përparim nga arrestimi i vitit 2007, t një shqiptari të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 14 serbëve në fshatin Staro Gracko në korrik të vitit 1999; është raportuar për frikësim të dëshmitarëve.


* * * * * * * * * *

Diskriminimi


Edhe serbët, edhe shqiptarët vazhdojnë të vuajnë diskriminimin në zonat ku ata kanë qenë pakicë. Ligji i Gjuhës ka qenë jo konstant i zbatueshëm dhe më 2004-ën Ligji për Anti-Diskriminim nuk ka qenë i zbatueshëm.

Qeveria ka zhvilluar një plan veprimi në masë, rekomanduar më 2005-ën nga Komiteti Këshillues në kuadër të Konventës për Mbrojtjen e pakicave kombëtare. Pjesëtarët e pakicës joserbe ishin përjashtuar nga konsultimet për Kushtetutën e Kosovës.

* * * * * * * * * *

Refugjatët dhe të zhvendosurit e brendshëm - kthimi


Përafërsisht një e treta e romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve raportohet të mos jetë përfshirë në regjistrimin e poseduesve, gjë që i ndalon ato të kenë zotërimin mbi shtëpitë e tyre.

Shumë fëmijë, në veçanti vajzat, nuk kanë shkuar në shkollë apo shpeshherë dhe e kanë braktisur atë. Shumë familje nuk kanë qenë në gjendje të paguajnë sigurimin shëndetësor. Rreth 700 romë mbetën të zhvendosur në kampe në pjesën veriore të Mitrovicës, kurse ca të tjerë në disa vende ku shëndeti i tyre ishte i cenuar nga kontaminimi me plumb.

Serbët dhe joshqiptarët e tjerë nuk kanë lëshuar Kosovën pas deklarimit të pavarësisë, si pasojë e frikës, por pak janë kthyer gjatë vitit. 445 të zhvendosur të brendshëm janë kthyer në shtëpitë e tyre, prej të cilëve 107 ishin serbë të Kosovës.

Kah fundi i vitit, disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë bërë të ditur se njerëzit, nën mbrojtje të përkohshme, së shpejti do të jenë të sforcuar të kthehen në Kosovë. OSBE-ja ka raportuar se mjetet nuk kanë qenë në dispozicion për integrimin e njerëzve të riatdhesuar. Në shtator, në Komunën e Klinës, për shembull, mjetet nuk kanë qenë në dispozicion të rindërtojnë shtëpinë e çiftit rom - i sforcuar të kthehet nga Gjermania.

Shumë njerëz të tjerë nuk kanë qenë të zotë të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të grumbullimit të rreth 29,000 rasteve gjyqësore dhe 11,000 vendimeve të pazbatueshme lidhur me posedimin e pronave që nga lufta 1999-ës.

* * * * * * * * * *

Dhuna kundër grave dhe vajzave


Plan-veprimi i ri për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore ishte miratuar në korrik. Në nëntor, 98 lokale apo klube qenë konsideruar si të involvuara në prostitucion të detyrueshëm, ndonëse trafikantët raportohet t’i kenë çuar femrat në shtëpi private dhe shërbime shoqërimi, për të evituar zbulimin. SHPK ka raportuar për rritje të personave trafikues të brendshëm. Disa autorë janë ndjekur penalisht dhe akoma femrat e trafikuara vazhdojnë të jenë të arrestuara për prostitucion.

CESR në nëntor ka shënuar shifrën më të lartë të dhunës në familje në Kosovë, ndjekje të ulët dhe dënime të vogla nga prokuroria, si dhe mungesa e ndihmës dhe mbrojtjes adekuate për viktimat.
XS
SM
MD
LG