Ndërlidhjet

logo-print

Mujota: Do të kërkojmë të hyjmë në NATO


Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, ka deklaruar se Kosova do të kërkojë të bëhet pjesë e Aleancës së NATO-s.

Mujota i ka bërë këto komente gjatë një vizitë në Tiranë, ku me ministrin e mbrojtjes së Shqipërisë, Gazmend Oketa, ka biseduar për ndihmën që Akademia Ushtarake e Shqipërisë mund të japë për ushtarët e rinj kosovarë.

Temë e diskutimit në takimin Mujota-Oketa ishte dhe rruga Durrës-Kukës dhe rëndësia që ajo do të ketë për zhvillimin e dy vendeve.
XS
SM
MD
LG