Ndërlidhjet

Çekia nuk i redukton trupat në Kosovë


Republika e Çekisë nuk planifikon që vitin e ardhshëm ta zvoglojë numrin e ushtarëve të vet në Kosovë, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Martin Bartak.

“Brenda dy javësh ministrat e NATO-s dhte të takohen dhe të vendosin për zvoglimin gradual të njësiteve të KFOR-it”, ka thënë Bartak, duke shtuar se planifikohet që numri i ushtarëve nga 33 vende të reduktohet në 10 mijë.

Bartak i bëri këto komente gjatë një vizite në selinë e kontingjetit çek në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Republika e Çekisë ka rreth 500 trupa në Kosovë.
XS
SM
MD
LG