Ndërlidhjet

Obama paraqet planet për sigurinë kibernetike



Presidenti amerikan, Barak Obama, ka paraqitur planet për një mbrojtje më të mirë për infrastrukturën kompjuterike të Amerikës nga sulmet kibernetike.

Obama paralamëroi krijimin e një zyre për siguri kibernetike brenda Shtëpisë së Bardhë dhe njoftoi se së shpejti do të zgjedhë njeriun që do ta udhëheq atë.

Ai tha se Amerika, për shumë kohë, ka dështuar të mbrojë në mënyrë adekuate rrjetet kompjuterike.

“Duke marrë parasysh dëmtimin enorm që mund të shkaktojë një sulm i vetëm kibernetik nuk janë të mjaftueshme vetëm veprimet ad hoc. Nuk do të mjaftojë forcimi i mbrojtjes sonë pas sulmeve ose incidenteve që ndodhin. Ashtu siç bëjmë në rast të katastrofave natyrore, duhet të kemi plane dhe burime paraprake, duke ndarë informata, lëshuar paralajmërime dhe duke siguruar një përgjigje të koordinuar” tha Obama.

Me mijëra sulme kibernetike u drejtohen për çdo ditë Shteteve të Bashkuara, kryesisht nga hakerët.
XS
SM
MD
LG