Ndërlidhjet

Teheran: Varje për pjesmarrësit e sulmit në Zehedan


Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar me varje tre veta të fajësuar se ishin pjesmarrës në sulmin me bomba në xhaminë Shiite në qytetin Zehedan, ku të enjten u vranë 25 veta.
“Tre teroristët publikisht janë ekzekutuar me varje afër xhamisë Amir al – Momenin”, ku të enjten ndodhi sulmi, ka deklaruar përfaqësuesi lokal i jurispudencës Ebrahim Hamidi.
Siaps fjalëve të tij, të akuzuarit kishin futur eksploziv në Iran dhe ate ua kishin dorëzuar personave që kanë bërë sulmin vetëvrasës.
Autoritetet e Iranit për sulmin në Zehedan, kanë akuzuar ekstremistët sunitë që, siç thuhet në Teheran, ate e kanë realizuar për llogari të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
XS
SM
MD
LG