Ndërlidhjet

Pakistan: Ushtria rimerr qytetin Mingora


Ushtria e Pakistanit tha se e ka rimarrë kontrollin nga talibanët në qytetin më të madh në luginën Suat.

Zëdhënësi i armatës, gjeneral majori Atar Abas i tha agjencisë AP se qyteti Mingora tash është nën kontrollin e ushtrisë, ndërsa trupat po hasin rezistencë të vogël në paralagjet e qytetit.

Para një muaji, ushtria pakistaneze ndërmorri një ofenzivë të madhe në luginën Suat dhe zonat për rreth për t'i përmbysur militantët talibanë, të cilët po e zgjëronin kontrollin e tyre në rajonin veriperëndimor të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG