Ndërlidhjet

logo-print

Britania do të verifikojë shpërthimin në Korenë V.


Britania tha se ka dërguar një aeroplan ushtarak që të ndihmojë verifikimin e fuqisë së mjetit bërthamor, për të cilin Korea e Veriut tha se e testoi të hënën.

Pak pasi Korea Veriore shpalli se ka kryer provë bërthamore, ekspertët rusë vlerësuan se fuqia e shpërthimit ishte ekuivalente me bombat që i shkatërruan Hiroshimën dhe Nagasakin gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Organizata për Ndalimin e Provave me seli në Vjenë tha se ka prova absolute se Pheniani e ka shpërthyer bombën, por fuqia e mjetit shpërthyes do përcaktohet nga zbulimet e pjesëzave radioaktive dhe të gazrave.
XS
SM
MD
LG