Ndërlidhjet

Gejts: Kina, Evropa të ndihmojnë Afganistanin


Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts u ka bërë thirrje Evropës dhe Kinës që ta rritin përfshirjen e tyre në rindërtimin e Afganistanit.

“Nevoja është shumë më e madhe se përkushtimet që janë bërë”, tha Gejts në konferencën rajonale në Singapur.

Ai tha se për të krijuar një qeveri të qëndrueshme dhe efikase, Afganistani ka nevojë për ndihma dhe ekspertë shtesë për ta ndërtuar infrastrukturën, si dhe për më shumë fonde për ta mbajtur armatën afgane.

Gejts gjithashtu tha se SHBA-të do ta “mirëpritnin ndihmën e Kinës në Afganistan” qoftë në fushën e sigurisë apo në lëminë e ekspertizës.
XS
SM
MD
LG