Ndërlidhjet

6 të vrarë në përleshjet mes palestinezëve


Gjashtë njerëz janë vrarë në dhunën e fundit ndërmjet fraksioneve rivale palestineze në Bregun Perëndimor.

Zyrtarët palestinezë thanë se tre pjesëtarë të forcave të sigurisë të presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas janë vrarë gjatë shkëmbim zjarrit me militantët e Hamasit në qytetin Kalkilia.

Raportohet se janë vrarë edhe dy militantë të Hamasit dhe një civil.

Përleshja ka shpërthyer pasi policia kreu një bastisje për të arrestuar një pjesëtar të krahut të armatosur të Hamasit.
XS
SM
MD
LG