Ndërlidhjet

SHBA: Numër rekord i vetëvrasjeve në ushtri


Në bazën amerikane Fort Kempbel të shtetit federal Kentaki, 11 ushtarë kanë kryer vetëvrasje vetëm gjatë këtij viti.

Agjencitë njoftojnë se në këtë bazë është ndërmarrë gjithçka për t'u konstatuar arsyet e mundshme, në mënyrë që të pengohen tragjeditë e mëtejme.

Në forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara, numri i vetëvrasjeve është më i madhi në 30 vitet e fundit, kurse si shkaktarë theksohen problemet në familje, sidomos ndërmjet bashkëshortëve, dhe frika nga masat disiplinore.

Gjithashtu është konstatuar se ndër kategoritë më të rrezikuara nuk janë ata ushtarë, të cilët dy apo tri herë janë dërguar në Irak apo Afganistan, por ata të cilët vetëm një herë kanë qenë në zonat e luftës.
XS
SM
MD
LG