Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Ushtria fiton në Suat, telashet s'mbarojnë


Nga Pakistani njoftohet se nuk ka pasur luftime të reja ndërmjet militantëve talibanë dhe trupave pakistaneze në kufi me Afganistanin, në kohën kur armata raporti për suksese kundër kryengritësve në luginën Suat.

Zyrtarët thanë se të paktën 40 militantë dhe katër ushtarë janë vrarë mbrëmë gjatë betejës 8-orëshe në rajonin fisnor të Vaziristanit.

Nuk ka konfirmime të pavarura për bilancin e të vdekurve.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Sied Atar Ali tha se operacioni në luginën Suat mund të përfundojë brenda dy apo tre ditëve.

Ai tha se ka mbetur “vetëm pesë deri 10 përqind e punës” për eliminimin e militantëve.

Ndërkohë, ushtria tha se luftëtarët talibanë kanë ikur dhe trupat e kanë nën kontroll qytetin kryesor në luginën Suat, Mingora.

Zëdhënësi i armatës, Atar Abas se prej fundit të prillit, deri tash kanë vdekur 1.217 talibanë dhe 81 pjesëtarë të sigurisë.

Pohimet nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura, sepse zona është e mbyllur për gazetarë.

Autoritetet thonë se rreth 3 milionë njerëz e kanë braktisur luginën Suat.
XS
SM
MD
LG