Ndërlidhjet

Tadiq: S' shantazhohemi me Kosovën


Presidenti Boris Tadiq ka deklaruar se në integrimet euroatlantike askush nuk do ta shantazhojë Serbinë me njohjen e Kosovës.

Në një takim të Partisë Demokratike, të cilën ai e drejton, Tadiq ka saktësuar se për këtë ka marrë konfirmime të forta nga nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden.

Sipas Tadiqit, e njëjta vlen edhe për integrimin e Serbisë në NATO kur të vijë koha për këtë.

Tadiq ka shtuar se Serbia do të luftojë për Kosovën me të gjitha mjetet diplomatike.
XS
SM
MD
LG