Ndërlidhjet

Berisha, Thaçi e përuruan tunelin në Kalimash


Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, sot e përuruan tunelin në Kalimash, në rrugën Durrës-Kukës-Prishtinë.

Ceremonia u mbajt në mesditë, kur Berisha dhe Thaçi në mënyrë simbolike u takuan në mes të tunelit, i cili ka një gjatësi prej 5.6 kilometra.

Ministri i Transportit i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se ky është një investim i madh, i cili do të lidhë kombin dhe shtetet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Autostrada do ta shkurtojë rrugën ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës për tri orë dhe do të ndihmojë në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Hapja e autostradës parashihet për 25 qershor.
XS
SM
MD
LG