Ndërlidhjet

Teheran: U çmontua bomba në aeroplan


Mediat iraniane raportojnë se zyrtarë të sigurisë e kanë çmontuar një bombë të prodhimit të brendshëm, që ishte zbuluar brenda aeroplanit, që fluturonte në një linjë në Iran.

Sipas mediave, bomba ishte zbuluar mbrëmë, në toaletin e aeroplanit, pasi ai ishte ngritur nga Ahvazi dhe ishte nisur për në Teheran.

Aeroplani, me 131 udhëtarë, menjëherë u nkthye në Ahvaz dhe bomba u çmontua në mënyrë të sigurtë.

Agjencia e lajmeve IRNA, raportoi se kjo paraqet “komplot” kundër këtij fluturimi dhe se ata që kishin dorë në këtë incident, ishin arrestuar.
XS
SM
MD
LG